Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Senatorja e ekstremit të djathtë në Australi shfaqet në parlament e veshur me burka, shkakton zemërim dhe akuza për racizëm
Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, u shfaq në parlament e veshur me burka, në një përpjekje për të nxitur ndalimin e mbulesës myslimane në publik, duke marrë kritika nga senatorët myslimanë të cilët e akuzuan atë për racizëm. Hanson e veshi burkën menjëherë pasi iu mohua leja për të prezantuar legjislacionin që do të ndalonte burkën dhe mbulesat e tjera që mbulojnë të gjithë fytyrën në publik në Australi. Ishte hera e dytë që Hanson mbulonte plotësisht fytyrën, me veshjen e përdorur nga gratë myslimane, në parlament, në përpjekjen e saj për ta ndaluar atë në publik. Senati reagoi me zemërim kur Hanson hyri në sallë e veshur me burkë, dhe seanca u pezullua kur ajo refuzoi ta hiqte atë. “Kjo senatore...