Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plani i paqes mes Rusisë dhe Ukrainës/ Territori, siguria dhe garancia, çfarë kërkon Kievi?
Bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës, që nisën dje në Gjenevë, janë përqendruar në pesë çështje kyçe, të cilat Kievi i konsideron të panegociueshme. Qëndrimi i Ukrainës mbështetet plotësisht nga Britania, Franca, Gjermania, Polonia, Finlanda, Italia dhe Komisioni Europian. Delegacioni ukrainas, i drejtuar nga Andriy Yermak, ka bërë të qartë se nuk pranon asnjë formë të njohjes juridike të territoreve të pushtuara nga Rusia. Zelensky ka theksuar se negociatat mund të nisin vetëm mbi “linjën aktuale të frontit”. Në praktikë, askush në Kiev, në kryeqytetet europiane ose në Uashington nuk beson se Ukraina do t’i rimarrë katër rajonet pothuajse të pushtuara plotësisht-Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Plani amerikan i përfshirë në draft parashikon që këto territore të konsiderohen “rusë de facto”, duke pranuar realitetin ushtarak aktual,...