Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

Marina Britanike “mbikëqyr” anijet ruse, NATO në gatishmëri

Marina Mbretërore  ka shtuar patrullimet e saj në Kanalin Anglez,  duke monitoruar nga afër dy anije luftarake ruse që kanë kaluar nëpër ujërat britanike në dy javët e fundit. Ky veprim vjen në një kohë tensionesh të larta midis Londrës dhe Moskës, pas incidentit me anijen ruse Yantar, e cila dyshohet se përdori një lazer ndaj pilotëve britanikë të RAF. Autoritetet britanike thonë se mbeten në gatishmëri të plotë për të mbrojtur ujërat e vendit. Sipas raporteve të medias britanike, HMS Severn po monitoronte korvetën ruse Stoikiy dhe anijen e furnizimit Yelnya, të cilat po shkonin në perëndim përmes Doverit drejt Kanalit Anglez. “Kjo është hera e parë që Yantar ka përdorur këtë metodë kundër RAF.  Ne po e marrim shumë seriozisht”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar John Healy,...