300 kilogramë! Kapet sasi e madhe eksplozivi në kufirin e Kosovës

300 kilogramë! Kapet sasi e madhe eksplozivi në kufirin e Kosovës

eksploziv KOSOVË- Një sasi e konsiderueshme lënde plasëse është sekuestruar në kufirinb e Kosovës. Gjatë ditës së djeshme Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar të Vermicës. Mjeti i ndaluar, një furgon i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Kufitare, fillimisht kishte deklaruar se nuk mbante mallra për t’u raportuar. Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ekzaminimit në vijën e dytë janë zbuluar thasë dhe pako të mbushura me eksploziv, me peshë të përgjithshme rreth 300 kilogramë. Materiali i rrezikshëm ishte fshehur në bagazhin e automjetit dhe ishte kamufluar me pajisje peshkimi. Autoritetet kanë ndaluar menjëherë mallin, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe...