Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takimi në Gjenevë, pas Rubios reagon dhe pala ukrainase: Po përparojmë drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme
Andriy Yermak, shefi i stafit të zyrës së presidentit ukrainas, tha se delegacioni ukrainas pati “një seancë të parë shumë produktive” me zyrtarët amerikanë në Gjenevë sot, ndërsa bisedimet vazhdojnë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. “Kemi përparim shumë të mirë dhe po ecim përpara drejt paqes së drejtë dhe të qëndrueshme. Populli ukrainas e meriton dhe e dëshiron këtë paqe më shumë se kushdo në këtë planet”, tha Yermak së bashku me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, i cili gjithashtu ndau një vlerësim optimist. Presidenti Donald Trump sulmoi lidershipin ukrainas në mediat sociale këtë mëngjes për atë që e përshkroi si mungesë mirënjohjeje. Në fjalën e tij për gazetarët, Yermak falënderoi presidentin amerikan: “Falënderojmë miqtë tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara...