Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Me 17 zv.presidentë dhe e shtrirë në katër kontinente, çfarë është CDI ku mori post Sali to Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha është zgjedhur nënkryetar i Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës globale që bashkon parti qendër dhe qendër-djathtë nga e gjithë bota. Vendimi u mor në Asamblenë e saj të fundit, ku u rizgjodh gjithashtu në krye të organizatës Andrés Pastrana Arango, ish-president i Kolumbisë. IDC-CDI është një rrjet i gjerë ndërkombëtar që përfshin dhjetëra parti dhe liderë politikë, të cilët promovojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë me përgjegjësi sociale. Organizata funksionon përmes një strukture të shtrirë në disa kontinente, me degë në Evropë, Amerikën Latine, Afrikën dhe rajonin Azi-Paqësor, si dhe me një forum rinor të dedikuar për angazhimin politik të të rinjve. Pozicioni i nënkryetarit që i është besuar Berishës është një nga postet e shumta të larta drejtuese në...