Prishtina pa transport publik nga e hëna, Përparim Rama: Shkak buxheti i bllokuar nga qeveria Kurti

Prishtina pa transport publik nga e hëna, Përparim Rama: Shkak buxheti i bllokuar nga qeveria Kurti

  P Përparim Rama RISHTINË- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot përmes një konference për media se, duke nisur nga dita e hënë, do të ndërpriten linjat e autobuzave brenda kryeqytetit. Rama u shpreh se kjo vendimmarrje është pasojë e bllokimit të fondeve nga qeveria e Kosovës dhe se një situatë e tillë po ndodh për herë të parë në vend. Sipas tij, buxheti për kryeqytetin është ndalur për arsye politike nga qeveria Kurti, konkretisht nga Ministria e Financave. Ai theksoi se Komuna e Prishtinës ka kërkuar alokimin e fondeve për më shumë se një vit, por kërkesat e saj nuk janë marrë parasysh. Kryetari Rama bëri thirrje që institucionet të ndërhyjnë sa më shpejt për të zhbllokuar situatën. “Sapo përfundova takimin me...