Fier, arrestohet babai i Azgan Mërnicës që vrau vjet efektivin e ‘Shqiponjave’/ 57 vjeçari lëvizte i armatosur, me precedentë…

Fier, arrestohet babai i Azgan Mërnicës që vrau vjet efektivin e ‘Shqiponjave’/ 57 vjeçari lëvizte i armatosur, me precedentë…

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim. I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.  Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj.  “Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”.  Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.  Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.  Shërbimet e Forcës...