Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të dielën se vendi i tij do të bëjë “gjithçka që është e nevojshme” për ta parandaluar rigrupimin e Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Gjatë javës së kaluar Izraeli ka goditur disa shënjestra në Libanin fqinj, ndërsa ushtria izraelite tha të shtunën se goditi raketahedhës dhe caqe ushtarake të Hezbollahut. Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se 21 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në disa sulme ajrore izraelite të shtunën. Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera – Izraeli shkëmbyen sërish akuza për shkeljen e armëpushimit të brishtë që është në fuqi që nga 10 tetori. “Ne po vazhdojmë ta godasim terrorizmin në...