Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Makina del nga rruga dhe përplaset me lokalin, 2 të plagosur në aksin Mollas-Gostimë
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Mollas-Gostimë” në Elbasan. Policia bën me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal. Si pasojë janë plagosur dy persona dhe janë shkaktuar dëme në lokal. Të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjet. Policia ka nisur procedimin penal për shoferin 30-vjeçar. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. “Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar...