Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
73-vjeçari bie nga anija turistike gjatë udhëtimit për në Zelandën e Re, ekipet e shpëtimit prej orësh në kërkim të burrit
Një pasagjer i moshuar është zhdukur në det pasi ka rënë nga anija turistike Disney Wonder gjatë një udhëtimi për në Zelandën e Re. Burri 73-vjeçar nga Melbourne ra nga anija rreth orës 4:30 të mëngjesit të shtunën, ndërsa po udhëtonte drejt Aucklandit. Anija ktheu kursin në Detin Tasman dhe ekuipazhi kaloi rreth pesë orë duke kërkuar në ujë, përfshirë përdorimin e kamerave termike, por nuk arriti ta gjente pasagjerin. Pasagjerët vunë re për herë të parë ndryshimin e kursit rreth mesditës, ndërsa ekuipazhi njoftoi se kërkimi ishte pa rezultat. Pasagjeri Mitch Talbot i tha 7News: “Kapiteni erdhi dhe njoftoi se një pasagjer kishte rënë në det, por se nuk ishin në gjendje ta gjenin. Ishte një situatë shumë e zymtë dhe frikshme për pjesën...