Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Milaim Zeka “plas bombën”: Akuza të forta ndaj Olta Gixharit pas kamerave të BBVK
Milaim Zeka ka rikthyer tensionet e vjetra me një rrëfim të papritur për Prive by Liberta Spahiu, ku përmendi për herë të parë prapaskenat e nxehta të sezonit të kaluar të BBVK. Ish-opinonisti, i cili këtë vit po e ndjek spektaklin nga shtëpia, zgjodhi të flasë hapur për raportin e tij problematik me Olta Gixharin. Sipas Zekës, përplasjet mes tyre nuk ishin aspak ato që publiku shihte live por shumë më të ashpra kur kamerat fikeshin. Ai tregoi se aktorja, sipas tij, ka tentuar të shfrytëzojë influencën kundër tij në mënyrë drastike. “Jam i shokuar, më kërcënoi. Donte të më ndalonte në Shqipëri,” deklaroi ai, duke nënkuptuar se situata kishte dalë jashtë çdo kufiri profesional. Gazetari shkoi edhe më tej, duke nënvizuar se po të...