Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo/ Arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre

Vrasja e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo/ Arrestohen 7 truprojat e tij, zbulohet roli i tyre

Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij, njoftoi prokuroria. Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Autori i dyshuar i sulmit ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos, ndërsa autoritetet dyshojnë se pas ngjarjes qëndronte krimi i organizuar. Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti publik dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë, duke nxitur protesta kundër qeverisë. Forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në Michoacán. Manzo, 40 vjeç, ishte i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj grupeve kriminale dhe karteleve të drogës. Ai kishte më shumë se një vit që shërbente si kryebashkiak i qytetit Uruapan....