Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

Reshjet në Qarkun Korçë/ Rrëshqitje dheu në 3 zona, ja si paraqitet gjendja në 6 bashki

Këtë të shtunë janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territorin e Qarkut të Korçës. Ja si paraqitet situata sipas bashkive: Bashkia Korçë: Situata në Njësitë administrative të prekura: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar; uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë. Bashkia Kolonjë: Janë marrë masa paraprake për devijimin e rrjedhës së lumit, me qëllim parandalimin e dëmtimit të urës së Qinamit. Ura në Novoselë është riparuar dhe qarkullimi vijon normalisht. Nga NJVKSH Kolonjë po kryhet shkarkimi i depos së ujit, pastrimi dhe klorinimi. Janë marrë mostra për analiza. Popullata është njoftuar të mos konsumojë ujin deri në njoftim të dytë. Në rrugët rurale vijon të  punohet për neutralizimin e situatës. Bashkia Maliq: Objekte me prezencë uji...