Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u arrestua këtë të shtunë dhe u dërgua në paraburgim pasi dyshohet se ka tentuar të manipulojë dhe heq byrzylykun elektronik që kishte në kycin e këmbës, byrzylyk që e mbante në këmbë që prej korrikut për shkak të arrestit Shtëpiak. Ish Presidenti Brazilian u shpall fajtor për komplot për grusht shteti në shtator dhe u dënua me 27 vite burg, por ai ishte lënë në paraburgim ndërsa procesi I apelimit vijonte. Kreu i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili gjithashtu ka udhëhequr hetimet kundër Bolsonaros, urdhëroi paraburgimin e tij “pa përdorur pranga dhe pa ekspozim publik”. Gjyqtari justifikoi vendimin duke theksuar rrezikun e arratisjes. Sipas tij, manipulimi i byzylykut elektronik mund të ishte një përpjekje për t’u larguar,...