Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Qeveria po e mbyt Shqipërinë nga skandalet, siç e mbyt uji qytetet”, Salianji kërkon largimin e Ramës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për keqqeverisje sistematike. “Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin,” shkruan Salianji. Ai vijon: “Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.” Në fund të reagimit, Salianji bën thirrje të hapur:...