Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ky nuk është propozimi im i fundit për Ukrainën”, Trump sqaron ‘Ultimatumin’ për Zelensky mbi planin 28-pikësh
Donald Trump i ka shtuar dimensione të reja debatit mbi planin e paqes për luftën në Ukrainë, me deklaratat e tij më të fundit që ndryshojnë pamjen që ishte krijuar deri më tani. Presidenti amerikan sqaroi se propozimi prej 28 pikash që ai paraqiti nuk është një ultimatum dhe nuk është absolut, siç ishte perceptuar fillimisht. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse propozimi i tij ishte përfundimtar, Trump sqaroi: “Jo”. Ai madje shtoi se “lufta duhet të përfundojë në një mënyrë ose në një tjetër “, duke theksuar nevojën për përparim të menjëhershëm drejt një marrëveshjeje. Kur një gazetar e pyeti se çfarë do të ndodhte nëse Zelensky do ta refuzonte marrëveshjen, Trump u përgjigj: “ Ai mund të...