No Image Available

Maskohej si grua për të thyer arrestin shtëpiak, nusja filmoi dhe nxori zbuluar 69-vjeçarin në Fier: Më futi burrin në burg!

Videoja ku denoncohej 69-vjeçari Jorgo Hatia, i cili i veshur si grua theu arrestin e shtëpisë, ka për autore bashkëshorten e nipit të tij. Shkak i gjithë kësaj situate në fshatin Strum të Toskovecit është një konflikt, i cili më shumë se veprimet e 69-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e neglizhencës së strukturave shtetërore, gjë që ka sjellë edhe ngujimin e dy vëllezërve në konflikt. Jorgo Hatia ishte denoncuar disa herë në strukturat shtetërore nga vëllai i tij, Riza Hatia, për shkak se kishte ndërtuar një tualet mbi një kanal kullues. Konflikti ka precipituar disa herë në dhunë dhe akuza, ndërsa ata që duhet ta zgjidhnin, heshtën deri sa sherri mes vëllezërve mori përmasa të mëdha. Riza Hatia thotë se konflikti me vëllain mbërriti në...