SYRI TV/ Shqipëria e përmbytur, rëndohet situata, banorët akuza institucioneve shtetërore

SYRI TV/ Shqipëria e përmbytur, rëndohet situata, banorët akuza institucioneve shtetërore

Prej 4 ditësh mijëra qytetarë në të gjithë vendin po luftojnë me ujin në përmbytjet që kanë mbuluar vendin. Lumenjtë Vjosa e Seman kanë dal nga shtrati duke përmbytur qindra hektarë e banesa. Situatë kritike nga përmbytjet paraqitet në qarkun e Lezhës, Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit, ku shkak është bërë infrastruktura e dobët, dëmtimi i argjinaturave si dhe mosfunksionimi i hidrovorëve. Banorët kanë ngritur akuza ndaj institucioneve, të cilat sipas tyre kanë neglizhuar marrjen e masave dhe kryerjen e investimeve në kohë për të parandaluar dëmtimin e argjinaturave apo mosfunksionimin e hidrovorëve. Në veri probleme janë shënuar edhe me rrëshkitjen e dherave dhe bllokime rrugësh. SYRI TV Këto janë pamjet, që tregojnë situatën nga përmbytjet në ultësirën Perëndimore, të vendit, konkretisht në zonën e...