Holandë, ushtria qëllon ndaj dronëve pranë një baze ajrore

Holandë, ushtria qëllon ndaj dronëve pranë një baze ajrore

Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:16 Ministria holandeze e Mbrojtjes ka konfirmuar se personeli ushtarak ka hapur zjarr mbrëmjen e kaluar ndaj disa dronëve që po fluturonin në mënyrë të paautorizuar mbi bazën ajrore Volkel, e cila ndodhet në juglindje të vendit. Incidenti ndodhi pranë kufirit me Gjermaninë. Sipas deklaratës zyrtare të ministrisë, dronët u pikasën nga personeli i sigurisë së bazës në një interval kohor midis orës 19:00 dhe 21:00, sipas orës lokale. Në përgjigje të këtij kërcënimi, deklarata thekson se “personeli i forcave ajrore përdori armë nga toka për të rrëzuar dronët”. Megjithatë, mjetet fluturuese u larguan nga zona dhe nuk u gjetën më pas. Ministria bëri të ditur se ende nuk është i qartë motivi i fluturimit të tyre në një...