Krizë në G20, Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Krizë në G20, Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë

Udhëheqësit kryesorë të vendeve europiane kanë shprehur rezerva të forta ndaj planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se propozimi aktual është “një bazë që kërkon punë shtesë”. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar gjatë samitit të G20 në Afrikën e Jugut, liderët theksuan se plani i paraqitur nga Uashingtoni përfshin elemente të rëndësishme “thelbësore për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por se brenda tij mbeten pika të diskutueshme – veçanërisht çështja e kufijve dhe kufizimet e propozuara mbi forcat e armatosura të Ukrainës. Deklarata vjen vetëm një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina po përballet me “një nga momentet më të vështira të historisë sonë”, mes presionit për të pranuar planin amerikan, detajet e...