Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Trump “rrëzohet” nga gjykata: Garda Kombëtare në Uashington është përdorur në mënyrë të paligjshme
Trupa të Gardës Kombëtare kanë patrulluar që nga muaji gusht rrugët e kryeqytetit të SHBA-së, Uashington DC. Por një gjykatë federale tani ka vendosur ta shpallë të paligjshme një gjë të tillë. Sipas gjyqtares Jia Cobb., me këtë vendim autoritetet tejkaluan kompetencat që i lejon ligji dhe administrata Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga pushteti lokal. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim. Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Për këtë arsye, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor. Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e...