Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U jep valium dhe u grabit paratë/ Arrestohet dhëndri, vjehërrit në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Librazhd ku një 36-vjeçar u ka grabitur një shumë parash vjehërrve të tij, pasi u dha një dozë të lartë valiumi. Hetimet e policisë kanë nisur pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim. Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Çifti i bashkëshortëve ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”. Operacioni u zhvillua nga...