Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhëndri u dha vjehërrve valium dhe më pas u grabiti shtëpinë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd, ku dhëndëri u ka dhënë valium vjehërrve dhe ma pas u ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit “Opportunity”, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit...