Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri u dha valium, më pas u vodhi shtëpinë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri u dha valium, më pas u vodhi shtëpinë

Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 12:25 Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Falë veprimeve të...