EMRI-Dhëndri i dha çiftit të bashkëshortëve valium e më pas u vodhi banesën, arrestohet nga policia. Të moshuarit rëndë në QSUT

EMRI-Dhëndri i dha çiftit të bashkëshortëve valium e më pas u vodhi banesën, arrestohet nga policia. Të moshuarit rëndë në QSUT

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Librazhd. Një 36-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se iu ka dhënë valium prindërve të bashkëshortes së tij dhe më pas iu ka vjedhur atyre një shumë parash dhe një celular. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ismail Kllogjri.   Finalizohet operacioni policor i koduar “Opportunity”.  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve kundër Personit të DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.  I dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre; identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.  Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe një celular.  Pas marrjes...