Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Ben Blushi: Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit
Nga Ben Blushi- Sot është dita e Kongresit të Manastirit i cili në nëntor të vitit 1908 vendosi që gjuha shqipe të shkruhej me një alfabet të vetëm. Historia e atyre ditëve të Kongresit të Manastirit është një sintezë e historisë së Shqipërisë. Në tavolinën e delegatëve që vendosën se me çfarë alfabeti do shkruhej gjuha shqipe ishin tre mundësi. Një alfabet me shkronja latine, një alfabet me shkronja greke dhe një alfabet me shkronja arabe. Për këtë arsye Kongresi i Manastirit nuk ishte një takim gjuhëtarësh, por një parlament. Ai parlament vendosi që Shqipëria të shkonte me Perëndimin. Në atë kohë nuk kishte Europë, nuk kishte BE dhe as institucione. Shqipëria nuk ishte shtet i pavarur dhe i vetmi isntitucion që përcaktonte përkatësinë në...