Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet gjendja në vend dhe zonat ku ka më shumë probleme

Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet gjendja në vend dhe zonat ku ka më shumë probleme

Ministria e Mbrojtjes jep detajet për situatën e motit në vend.   Njoftimi i ministrisë:   Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar. Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.  Situata sipas qarqeve:  QARKU VLORË  Niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m.  Po vijon puna...