Ndeshjet e Superligës/ AF Elbasani kërkon rekordin në kryeqytet

Ndeshjet e Superligës/ AF Elbasani kërkon rekordin në kryeqytet

Dy ndeshjet që kompletojnë raundin e 12-të zhvillohen të dielën duke nisur nga ora 16:30. Pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, elita e futbollit shqiptar rikthehet sot në fushë me tre takime. Duke nisur nga ora 16:00 në fushë zbresin katër skuadra. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias do luajnë kundër Bylisit. Ekipi i Mirel Josës do kërkojë surprizën në ‘Arena Egnatia‘, duke kërkuar t’i bëjë dëm vendasve. Po në këtë orar, në “Niko Dovana” të Durrësit luhet Vora – Teuta. Edhe pse si miq, Teuta luan në shtëpinë e saj pasi vorakët ende nuk e kanë gati stadiumin, duke gjetur një marrëveshje midis klubeve. Mbrëmja sjell duelin Dinamo – AF Elbasani. Në orën 19:00 në “Air Albania” të dyja skuadrat do kërkojnë tri pikët. AF Elbasani kërkon...