U kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis drejt Kosovës, pranga 43-vjeçarit

U kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis drejt Kosovës, pranga 43-vjeçarit

Një 43-vjeçar nga Kosova është arrestuar këtë të shtunë, pasi u kap duke transportuar mbi 23 kg kanabis. Sipas uniformave blu sasia e lëndës narkotike ishte destinuar drejt Kosovës. Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”. Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa...