Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Industria në krizë: Pa fitime nuk ka investime, pa investime nuk ka të ardhme
Vetëm pesë shoqëri me kapital vendas që operojnë në industrinë përpunuese kanë arritur të hyjnë në listën e më të mëdhave sipas fitimeve, nga mbi 42 që ushtrojnë aktivitet në ndërtim. Kjo tregon qartë se sektori industrial, që historikisht është konsideruar si baza e zhvillimit të qëndrueshëm, po mbetet pas. Edhe industria automotive, e cila viteve të fundit kishte nisur të gjeneronte investime të reja dhe kthime premtuese, raportoi humbje apo fitime minimale në vitin 2024, kryesisht si pasojë e dobësimit të Euros. Kjo goditje financiare u përjetua veçanërisht nga eksportuesit që punojnë me material porositës, të cilët nuk kanë mundur të transferojnë kostot shtesë në çmime, për shkak të kontratave fikse dhe presionit të lartë për çmime konkurruese nga porositësit ndërkombëtarë. Shumë prej këtyre...