Raporti tronditës i SHKB-së dhe kush e ngriti kurthin e “vdekjes” për qytetarët, dëshmitari i “21 Janarit” nxjerr…

Raporti tronditës i SHKB-së dhe kush e ngriti kurthin e “vdekjes” për qytetarët, dëshmitari i “21 Janarit” nxjerr…

Gazetari i njohur, Fatos Mahmutaj, i cili ishte i pranishëm dhe u plagos në bulevard thjesht në punën e gazetarit gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, ka folur me ashpërsi mbi atë protestë të përgjakshme. Ai thekson se raporti i SHKB-së fliste për 137 qytetarë të plagosur me armë zjarri, përveç katër të vrarëve, duke e bërë numrin total të të goditurve me armë 141 njerëz. Mahmutaj beson se kjo shifër nuk ishte rastësore, pasi Berisha kishte plan të vriste edhe më shumë njerëz, madje duke inskenuar futjen e një automjeti Mercedes në portën e Kryeministrisë si kurth për protestuesit. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideronte Kryeministrinë si “pronë të tij personale,” tani po përpiqet me çdo kusht t’i shmanget verdiktit...