Video/ Vetëm 7 vjeç, shihni supergolin e djalit të Leo Messit nga goditja e dënimit

Video/ Vetëm 7 vjeç, shihni supergolin e djalit të Leo Messit nga goditja e dënimit

Djali i vogël i Lionel Messit, Ciro Messi, është bërë viral në rrjetet sociale pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm me ekipin U-8 të Inter Miami, duke kujtuar shumë nga stili dhe teknika e babait të tij. Ndërkohë që Lionel Messi, 38 vjeç, vazhdon të shkëlqejë në MLS me Inter Miami — ku këtë sezon numëron 42 gola dhe 20 asistime në 46 ndeshje — duket se talenti po kalon edhe te brezi i ri i familjes. Ciro, vetëm 7 vjeç, realizoi një supergol nga goditja e dënimit, nga një kënd shumë i ngushtë në të majtë. Topi përfundoi në trekëndëshin e sipërm të portierit, një goditje që menjëherë ndezi komentet në rrjet. Ciro Messi. 👏 pic.twitter.com/mZIfDYUKf1 — Curiosidades Europa (@CuriosidadesEU) November 19, 2025