Energjia/ Shteti humb, privati fiton, Shqipëria “ngrohet” në diell

Energjia/ Shteti humb, privati fiton, Shqipëria “ngrohet” në diell

Energjia, mbi 90% e së cilës vjen nga hidro, është një treg që shënon luhatje të shumta. Në vitet me reshje, prodhuesit shohin ditë të mira, ndërsa e “pësojnë” tregtuesit, që ndërmjetësojnë importin. Luhatjet më të mëdha janë për prodhuesit e mëdhenj, si shtetërorë, ashtu dhe privatë. Në vitin 2024, sipas INSTAT, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3.7%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar rënie të prodhimit me 10,9%. Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje) arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9%. Rënia e prodhimit vendas ka ndikuar negativisht në...