Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Superliga rikthehet këtë të shtunë, sot tre duelet e para, dy takime të dielën
Vllaznia dhe Elbasani kryesojnë garën në Kategorinë Superiore dhe shfaqen si skuadrat që kanë bërë më mirë në 11 javët e para të sezonit aktual. Por kampionati është i gjatë dhe nga faza e dytë janë luajtur vetëm tre xhiro. Mbeten edhe shumë të tilla nga kjo fazë plus dy fazat e tjera e më pas edhe Final Four” për të përcaktuar fituesin. Gjërat mund të ndryshojnë me shpejtësi gjatë rrugës, sidomos pas merkatos së janarit. Gjithsesi, me mbylljen e angazhimeve të ekipeve kombëtare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit, skuadrat e kampionatit do t’i kthehen garës së tyre. Kështu, kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të. Të shtunën do të zhvillohen tre takimet e para. Në orën 14:00 janë...