Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kupa e Shqipërisë/ Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, fitojnë Skënderbeu dhe Erzeni
Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Tirana është skuadra e parë gjysmëfinaliste, që avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Elbasanit jashtë fushe (25-19, 25-15, 25-18). Një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga bardheblutë, që udhëheqin në Grupin B me 12 pikë të plota. Në këtë grup beteja është për vendin e dytë mes Vllaznisë dhe Erzemit, me shijakasit që fituan 3-1 ndaj shkodranëve (25-20, 20-25, 26-24, 25-21). Një ndeshje e dueluar fort nga të dyja skuadrat, që deri në fund dhuruan spektakël në fushë. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 6 pikë dhe vemdimtare dp të jenë përballjet e fundit dhe pikët në ndeshjet direkte. Në Grupin A, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-1...