Skenë si në filma/ Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra (Detaje)

Skenë si në filma/ Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra (Detaje)

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, ku një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe u rrokullisur disa metra. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Çekrezit jo shumë larg qytetit të Gramshit. Automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti dyshohet të jetë favorizuar edhe nga lagështira dhe reshjet e fundit, të cilat e kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.