Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Të shtëna me armë zjarri në Fier, policia blindon zonën
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Fierit. Sipas njoftimit zyrtar, dy persona, Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj janë përfshirë në një konflikt, ku më pas Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë blinduar zonën. Njoftimi i plotë: Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen...