“Do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

“Do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale. Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak  i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë. Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë. “Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për Nju Jorkun”, tha Trump.   Top Channel