Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Takimi Trump-Mamdani, kryebashkiaku i ri i New York-ut: Qyteti, qëllimi ynë i përbashkët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, zhvilluan një takim në Zyrën Ovale, duke lënë pas debatet e forta të fushatës. Gjatë konferencës me gazetarët, Mamdani u shpreh se diskutimi nuk ishte për dallimet politike, por për “qëllimin e përbashkët” të shërbimit ndaj njujorkezëve. Kryebashkiaku theksoi se fokusi i tij kryesor në marrëdhënien me Shtëpinë e Bardhë do të jetë ekonomia e qytetit. Trump deklaroi se Mamdani “do të jetë një kryebashkiak i shkëlqyer”, ndërsa Mamdani theksoi se të dy ndajnë një dashuri të përbashkët për qytetin dhe se presin të bashkëpunojnë për çështjen e përballueshmërisë. Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar...