Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rënia drastike e donacioneve për Gazën, organizatat: Armëpushimi ‘nënkupton’ vetëm më pak bomba mbi kokë, jo kthim në një jetë normale
Mbledhësit e fondeve për civilët palestinezë në Gaza po përballen me një rënie “katastrofike” të donacioneve që prej shpalljes së armëpushimit në tetor, duke vështirësuar ndihmën për familjet që jetojnë në strehimore të përkohshme dhe vuajnë nga uria, sëmundjet dhe kequshqyerja. Sipas The Guardian, vullnetarët që prej dy vitesh mbledhin fonde përmes platformave të palëve të treta thonë se ndihma po pakësohet ndjeshëm. Megan Hall, e cila menaxhon 95 fonde ndihme nga Australia dhe ka mbledhur mbi 200 mijë dollarë që nga shkurti 2024, tregon se donacionet filluan të bien në shtator dhe u përgjysmuan pas 10 tetorit. Gjatë luftës ajo siguronte rreth 5 mijë dollarë në javë, ndërsa në tetor mblodhi vetëm pak më shumë se 2 mijë dollarë. “Rënia është katastrofike. Me armëpushimin,...