Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën
Donald Trump u pyet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të në Kiev për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mammani. Një gazetar e pyeti nëse kishte folur me Volodymyr Zelensky-n për planin me 28 pika, dhe Trump u përgjigj: “Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh [domethënë lufta]. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.” “Ne besojmë se kemi një mënyrë për të bërë paqe. Ai duhet ta miratojë atë,” tha ai. Në një pyetje tjetër në lidhje me kritikat ndaj planit, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelensky-t nuk i pëlqen? Atij duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk...