Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, shqiptari hero thyen heshtjen: Pash makinën të fundosej, më pas e kapa nga dora…
Elton Zefi, shqiptari i cili shpëtoi nga mbytja të moshuarin në Itali, ka thyer heshtjen. 32-vjeçari ka treguar se si ndodhi e gjithë ngjarja, teksa ka rrëfyer vështirësitë e momentit të shpëtimit, që i rrezikuan edhe jetën. “E pashë që makina u përmbyt dhe hoqa të gjitha rrobat. E bëmë shpejt sepse nuk kishim kohë. Jemi hedhur brenda dhe zotëria tjetër që ishte me mua më ndihmoi. Ai e kapi prej krahu dhe donte ta nxirrte, por nuk mundi. Në një moment makina u fundos, pash dorën e zotërisë që e kishte ngritur lart dhe po mbytej. Më pas e kapa nga dora, e tërhoqa dhe u ngrita për lart. Për fat të mirë dritarja mbrapa ishte e hapur dhe ia dolëm për ta shpëtuar”,...