Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Fier pas konfliktit mes dy personash, policia “blindon” vendngjarjen, shpallen në kërkim të rinjtë

Emrat/ Të shtëna me armë zjarri në Fier pas konfliktit mes dy personash, policia “blindon” vendngjarjen, shpallen në kërkim të rinjtë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier. Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve. Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, raporton se nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur. “Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit Romeo Çako, 33 vjeç, dhe shtetasit Mariglen Sinaj., shtetasi Romeo Çako ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt”, njofton policia. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes....