Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ç’ndodhi në Miss Universe në Tajlandë? Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk shfaqet në finale
Finalja e Miss Universe 2025 solli një situatë të paprecedentë për Shqipërinë: përfaqësuesja zyrtare, Flavia Harizaj (Miss Universe Albania), nuk u shfaq aspak në skenë, duke lënë vendin pa asnjë prezencë në garën më të madhe të bukurisë në botë. Mungesa e saj, pa asnjë njoftim paraprak apo shpjegim publik, u komentua gjerësisht si veprim joprofesional dhe ngriti shumë pikëpyetje mbi atë që kishte ndodhur në prapaskenë. Vetëm pasi rrjetet sociale “u ndezën” me kritika dhe dyshime, Flavia reagoi me dy postime të gjata në Instagram Story, ku tentoi të qartësonte vendimin e saj dhe arsyet pse zgjodhi të tërhiqej. Në mesazhin e parë, ajo thekson se, pavarësisht çdo titulli apo skene, realiteti i jetës së saj private është shumë më i çmuar. Ajo flet...