Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë zjarri në Fier, dyshohet për konflikt mes dy personave
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier. Dyshohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, situatë që ka agravuar në përdorimin e armëve. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ku po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.