Mori ryshfet nga Rusia që t’i bënte lëvdata në fushatë, mesazhet nxjerrin “zbuluar” ish-politikanin britanik

Mori ryshfet nga Rusia që t’i bënte lëvdata në fushatë, mesazhet nxjerrin “zbuluar” ish-politikanin britanik

Disa mesazhe në Whatsapp kanë zbuluar se ish-politikani i Reformës në Mbretërinë e bashkuar, Nathan Gill mori ryshfete për të folur pozitivisht në një fushatë ruse dhe për të ndikuar në Parlamentin Europian. Nathan Gill, është burgosur pasi pranoi se ka marrë para nga një i infiltruar si i dyshuar i agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi. Gill u pagua mijëra paund për të dhënë intervista televizive në favor të një aleati kyç të presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe për të mbajtur fjalime në Parlamentin Europian midis dhjetorit 2018 dhe korrikut 2019. 52-vjeçari është deklaruar fajtor për tetë akuza për ryshfet dhe u dënua me 10 vjet e gjysmë burg. Prokurorët gjetën biseda në Whatsapp midis Gill dhe një ukrainasi të quajtur Oleg Voloshyn,...