Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbyti toka dhe banesa/ Mbyllet pas 48 orësh argjinatura e çarë në lagunën e Vainit
Pas dy ditësh pune intensive, është mbyllur argjinatura e çarë në Rrile. Mjete të shumta të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private u bashkuan në ndërhyrjen emergjente për të vënë nën kontroll prurjet e ujërave të lagunës së Vainit. Prurjet e pazakonta kishin depërtuar përmes çarjes, duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore dhe duke rrethuar dhjetëra banesa. Ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, me qëllim parandalimin e çdo rreziku të ri nga rritja e nivelit të ujërave në lagunë.