Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

Reshjet intensive të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në rezervuarin e Çemerricës, në Njësinë Administrative Lekas të Bashkisë Korçë. Banorët e zonës ngrenë alarmin se niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në një pikë kritike, duke rrezikuar çarjen e digës. Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore u kanë bërë apel banorëve të fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të raportojnë menjëherë çdo problem apo shenjë rreziku. Ndërkohë, siç tregojnë pamjet e marra gjatë ditës deri në orët e mbrëmjes, ekipet e terrenit po vijojnë punën për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe të rezervuarit, për të ulur presionin mbi digë dhe për të shmangur një situatë emergjente. Autoritetet theksojnë se monitorimi është i vazhdueshëm,...