Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Të bashkuar për paqen”, Trump pas bisedimeve me Mamdanin në Zyrën Ovale: Takim i shkëlqyer
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryebashkiaku i sapozgjedhur i New York-ut, Zohran Mamdani, zhvilluan sot një takim në Zyrën Ovale. Dy zyrtarët u ulën përballë njëri-tjetrit pas debateve gjatë fushatës zgjedhore në New York. Presidenti Donald Trump deklaroi se së bashku me Mamdanin ndajnë të njëjtin qëndrim për nevojën e paqes në Lindjen e Mesme, ndërsa iu përgjigj një pyetjeje lidhur me situatën në Liban. Ai ka deklaruar se patën një takim të shkëlqyer. Trump gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren e tij, duke treguar kështu një ndryshim në marrëdhënien e tyre të tensionuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se ata folën për strehimin, ushqimin dhe një sërë temash të tjera rreth përballueshmërisë. “Çdo gjë që bëj do të jetë e mirë për...